30 mjekë amerikanë kanë ngritur dyshime mbi aftësinë mendore të Donald Trumpit për të ushtruar detyrën e presidentit, duke përmendur shenja të rënies së aftësive konjitive dhe sjellje impulsive nga ana e tij. Në një artikull të publikuar në “British Medical Journal”, ata e cilësojnë Trumpin si një “rrezik të qartë dhe të menjëhershëm” dhe kërkojnë largimin nga detyra.