Kandidati republikan për president, Donald Trump ka përshkallëzuar retorikën e tij kundër emigrantëve dhe ka shtuar fyerjet personale kundër Kamala Harrisit, gjatë një tubimi në shtetin e Uiskons. Fjalimi i Trump iu kushtua në mënyrë të pazakontë pothuajse tërësisht emigrantëve pa dokumente. Ai pretendoi se emigrantët në SHBA janë kriminelë të dhunshëm, duke iu referuar atyre si "vrasës të ftohtë", "përbindësha" dhe "kafshë të neveritshme".