Top Channel/ Trump shpërthen ndaj Starmer: Mos dorëzo ishujt në Oqean
18/02/2026 23:28

“Mos i dorëzoni ishujt Chagos”. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër planin e Mbretërisë së Bashkuar për t’ia transferuar Ishujt Chagos Mauritiusit, duke paralajmëruar se “dorëzimi i ishullit strategjik Diego Garcia do të ishte një gabim i madh për Londrën dhe aleatët e saj”, raporton “BBC”. Në një reagim publik në “Truth social”, Trump u shpreh se territori “nuk duhet t’i merret Mbretërisë së Bashkuar” dhe se një vendim i tillë do të hapte “një plagë për aleatin tonë të madh”. Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme britanike ka mbrojtur marrëveshjen, duke e cilësuar atë “thelbësore për sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve të saj”. Sipas Londrës, kjo është e vetmja mënyrë për të garantuar të ardhmen afatgjatë të bazës ushtarake në Diego Garcia, një nga pikat më të rëndësishme strategjike në Oqeanin Indian. Ishulli më i madh i arkipelagut përdoret prej dekadash si bazë e përbashkët ushtarake nga forcat britanike dhe amerikane. Sipas marrëveshjes së shpallur në majin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar do ta japë Diego Garcian me qira për një periudhë 99-vjeçare. Trump tha se i kishte komunikuar kryeministrit britanik Keir Starmer se “kontratat e qirasë nuk janë të mira kur bëhet fjalë vende si këto”, duke e cilësuar marrëveshjen si humbje kontrolli mbi një pikë kyçe strategjike. Ai argumentoi se ishulli ka një rol vendimtar për sigurinë ndërkombëtare dhe paralajmëroi se mund të jetë vendimtar në rast tensioni me Iranin. Presidenti amerikan theksoi se, nëse negociatat me Teheranin për programin bërthamor nuk japin rezultat, baza e Diego Garcias mund të përdoret për operacione ushtarake, duke e cilësuar regjimin iranian si “shumë të paqëndrueshëm dhe të rrezikshëm”.

Top News – Droni në zonën financiare të Dubait / Mbyllen bankat e huaja, u kërcënuan nga Irani
12/03 15:21
Top Channel/ “Luftoni korrupsionin, pa pengesa!” Reagon BE dhe Anglia pas votimit për Balluku
12/03 15:20
Top News – Treni i parë në gjashtë vite… / Niset nga Kina për në Korenë e Veriut me pasagjerë
12/03 15:01
Top News – ‘Dubai ka marrë fund…’ / Të huajt largohen, parajsa nën raketat e Iranit
12/03 14:54
Top News – Borë në shkretëtirë, pamje e pabesueshme / Saharaja zbardhet, temperaturat rënie drastike
12/03 14:52
Top News – Irani udhëhiqet nga ‘një fantazëm’ / Ajatollahu i ri nuk është parë askund, lufta ndizet
12/03 12:36
Top Channel/Goditen tre anije cisterne, “çmendet” nafta sërish-Irani: Do ta cojmë 200 USD për fuçi!
12/03 12:32
Top News – Qeveria iraniane nuk është në rrezik! Inteligjenca amerikane e bindur: Nuk po shembet
12/03 12:25
Top News – Irani, sulm me dronë në Kaliforni / FBI paralajmëron: ‘goditje surprizë’
12/03 12:24
Top Channel/ Frika për furnizimet, Gjermania “prek” rezervat kombëtare të naftës!
12/03 12:23
Top News – Irani ‘sulmon’ edhe Italinë / Sulm ajror mbi bazën në Irak, nuk ka të lënduar
12/03 12:21
Top News – Nga Kievi në Britaninë e Madhe / Dronët ukrainas ‘pushtojnë’ Evropën, prodhim masiv
12/03 12:20
Top News – ‘Irani është rrafshuar me tokën…’ / Trump: Nuk ka mbetur më asgjë për t’u sulmuar
12/03 12:02
Top News – Tym ngrihet mbi Bahrein / Dronë mbi aeroportin ndërkombëtar, sulmohen cisternat
12/03 12:01
Top News – Varka iraniane plot me eksploziv / Cisternat e naftës hidhen në erë, digjen pranë Irakut
12/03 11:59
Top Channel/ Trump: Është shëtitje, jo luftë. Sulmet përfundojnë kur themi ne
11/03 23:04
Top News – 3 kushtet e Iranit për fundin e luftës. Pezeshkian flet me Putin dhe homologun pakistanez
11/03 22:55
Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
Top News- Shpërthimi në ambasadën amerikane, tre norvegjezë në pranga, lidhje me terroristët
11/03 22:47
Top News – Integrimi i Shqipërisë në BE / Marta Kos: Në fokus standardet për sundimin e ligjit
11/03 22:20
DIGITALB DIGITALB