Top Channel/ Trump: Putini më tha se do paqe dhe nuk do ta pushtojë të gjithë Ukrainën
24/04/2025 21:55

Numri i viktimave nga sulmi masiv i kryer nga forcat ruse në Kiev, arriti në 12 të vdekur. Sulmi, që ndodhi gjatë natës, tronditi edhe një herë zemrën e Ukrainës, duke sjellë pasoja të rënda për civilët. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën për përdorimin e një rakete balistike të prodhuar në Korenë e Veriut gjatë këtij sulmi. Ai e quajti këtë një provë të re të përfshirjes së aktorëve të jashtëm në agresionin rus dhe një rritje të rrezikut që përballet Ukraina dhe siguria globale. Ndërkohë, nga Shtëpia e Bardhë në Uashington, presidenti amerikan Donald Trump reagoi për herë të dytë të enjten pas thirrjes ndaj Putinit për të ndalur sulmet. Trump deklaroi nga zyra Ovale se po ushtron presion të fortë ndaj Rusisë për të ndalur luftën. “Putini i ofroi të ndalojë luftën dhe pushtimin e të gjithë Ukrainës,” tha Trump. Ai shprehu besimin se një marrëveshje është e mundshme dhe se Rusia, Ukraina dhe Evropa do ta pranojnë atë, duke shtuar se fundi i luftës mund të vijë “së shpejti”. Trump theksoi gjithashtu se ai beson se presidenti rus Vladimir Putin “ende dëshiron paqen në Ukrainë”. Këto komente u bënë gjatë një takimi me kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Støre (Junas Gahr Tërë), ku diskutimet për paqen dhe sigurinë në Evropë ishin në qendër të vëmendjes.

Top Channel/ Kriza në Kongres! Trump shtyn përpara mega-projektligjin, republikanët të përçarë
03/07 23:00
Top Channel/ “Mos bashkëpunoni me…”, Hamasi paralajmëron ashpër palestinezët: Do merren masa
03/07 23:00
Top Channel/ Të burgosurit politikë rusë letër udhëheqësve botërorë: Na lironi, tortura…
03/07 22:59
Top Channel/ Telefonata Trump-Putin! Liderët nuk i ndahen njëri-tjetrit, në fokus…
03/07 22:58
Top News- Trump e Putin flasin në telefon, zbardhet çfarë i tha për Ukrainën dhe Iranin
03/07 22:49
Top Channel/ Biseda me Trump, Putin nuk tërhiqet dhe vë kushte për paqen
03/07 22:38
Top Channel/ Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, në spital përfundon dhe autori
03/07 20:27
Top News- Qeveria, kusht për heqjen e masave/ Terras: Pengesë për BE mosformimi i institucioneve
03/07 20:25
Top Channel/ Fajtor për dy krime të rënda, Sean “Diddy” do të mbetet në burg deri në dënimin e tij
03/07 20:25
Top Channel/ Masakër në një klub nate në Çikago, 4 viktima e 14 të plagosur nga të shtënat
03/07 20:02
Top News – Situatë ‘apokaliptike’ në Gaza / Ekspertja e OKB-së: Të ndërpritet tregtia me Izraelin
03/07 15:12
Top News – Kërkon garanci për armëpushimin / Hamasi i përgjigjet SHBA-së: T’i jepet fund luftës
03/07 15:09
Top News – I nxehtë ferri, shkrihet autostrada në Itali /‘Çmendet’ termometri, 100 viktima në spanjë
03/07 14:56
Top News – Eleminohet numri dy i marinës ruse / Ukraina ‘godet’ sërish, sulm në rajonin e Kurskut
03/07 14:53
Top Channel/ “Serbia të mos gëzojë kot”, ambasada gjermane në Prishtinë: T`i thërrasin mendjes!
03/07 14:48
Top News – Po i afrohet me shpejtësi tokës / Shkencëtarët të hutuar: Një objekt ndëryjor po vjen
03/07 14:48
Top News – Italia ‘ka frikë’ nga Rusia: Brenda 5 vitesh, kërcënim ushtarak për tokën e NATO-s
03/07 14:46
Top Channel/ I nxehti përvëlues, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet bërthamore: “Nuk ftohen dot”!
03/07 14:45
Top News – Ryanair e easyJet anulojnë fluturimet / Francë, kontrollorët e trafikut ajror në grevë
03/07 14:38
Top Channel/ Zjarret “shkrumbojnë” Kretën, evakuohen qindra turistë!
03/07 12:20