Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë takimit në Uashington folën për mundësinë e përfundimit të luftës në Ukrainë dhe për bashkëpunimin e ardhshëm mes dy vendeve. Trumpi deklaroi se kishte bindjen që presidenti rus Vladimir Putin “dëshiron ta përfundojë luftën”, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do të angazhohen për të gjetur një zgjidhje që “t’i shërbejë të gjithëve”.