Top Channel/ Trump pritet të paraqitet në gjykatë, ish-presidenti përballë akuzave
12/06/2023 22:40

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump është nisur tashmë drejt gjykatës, për tu përballur me 37 akuza, teksa hetuesit janë shprehur se ka përgjime telefonike. Trump u parqit në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit për të nisur fluturimin. Pasditja e ditës së sotme do të ketë një seancë dëgjimore mbi akuzat federale për keqpërdorimin e dokumenteve sekrete. Ai po përballet me akuzat, duke përfshirë shkelje të Aktit të spiunazhit, deklarata të rreme dhe konspiracion në lidhje me keqpërdorimin e materialeve të klasifikuara pas largimit nga detyra. Paraqitja e ish-liderit amerikan do të shënojë herën e tij të dytë në pak muaj që përballet me një gjykatës për akuza penale. Pas paraqitjes së tij në gjykatë, ai do të kthehet në Neë Jersey, ku ka planifikuar një deklaratë për shtyp për t'iu përgjigjur publikisht akuzave. Departamenti i Drejtësisë zbuloi të premten një aktakuzë që akuzon Trumpin me 37 akuza për krime, 31 në lidhje me mbajtjen e qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare. Akuza të tjera përfshijnë konspiracion për të kryer pengesë dhe deklarata të rreme. Aktakuza pretendon se Trump ka mbajtur qëllimisht qindra dokumente të klasifikuara që ai i mori me vete nga Shtëpia e Bardhë në pronën e tij në Florida, Mar-a-Lago, pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar 2021. Materiali që ai ruante, përfshinin materiale mbi programet bërthamore, aftësitë e mbrojtjes dhe armëve të SHBA-së dhe qeverive të huaja dhe një "plan sulmi" të Pentagonit. Hetuesit kanë deklaruar se nëse informacioni ekspozohej, mund të vinte në rrezik anëtarët e ushtrisë dhe metodat e mbledhjes së inteligjencës. Pamjet: AFP

Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30