Ata që prisnin një raund tjetër përplasjeje mes Trump dhe Zelenskyt mbetën të zhgënjyer, por mesazhet nëpërmjet simbolikës nuk munguan në takimin e së hënës. Presidenti amerikan e priti ngrohtë dhe me buzëqeshje homologun, por enkas kishte vendosur në zyrë një hartë të Ukrainës me territoret e pushtuara nga rusët. Një sinjal për t’i kujtuar edhe një herë se në çfarë pozitash po negocion.