Këtë të shtunë do të zhvillohet takimi i parë i drejtpërdrejtë për paqen mes SHBA dhe Iranit. Bisedimet do të mbahen në Islamabad, ndërsa kryeqyteti i Pakistanit është vendosur në gjendje të rreptë sigurie. Nga pala amerikane, ekipin negociator do ta udhëheqë zëvendëspresidenti JD Vance, së bashku me të dërguarit specialë Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Ndërsa nga ana e Iranit, delegacioni përfshin ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi dhe kryetarin e parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf.