Operacioni “Fshesa” në administratën Trump ka përfshirë dhe Pentagonin, duke shkaktuar një tërmet të vërtetë në ministrinë e fuqishme amerikane të mbrojtjes. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shkarkuar nga detyra shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura, gjeneralin CQ Brown, oficerin më të lartë në vend, si pjesë e ndryshimeve të mëdha që planifikon për lidershipin ushtarak të SHBA-se.