Top Channel/ Trump në telashe? Aktakuza për përmbysjen e zgjedhjeve, publikohen prova të reja
03/10/2024 19:47

Sipas dokumentacionit Donald Trump akuzohet se kishte përgatitur terrenin për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020, përpara se të bëheshin zgjedhjet, dhe se “kishte bërë vepra penale” në përpjekjen e tij të pasuksesshme për të qëndruar në pushtet. Gjykata i bëri provat e reja publike të mërkurën, duke ofruar kështu një pamje më të plotë të padisë së ngritur ndaj ish-presidentit. Dokumentacioni i paraqitur nga prokurori i posaçëm Jack Smith jep një pamje të asaj që synojnë të provojnë prokurorët, në rast se çështja ndaj ish-presidentit Trump do të arrijë deri në gjyq. Këtij procesi i ka paraprirë një hetim disamujor i Kongresit që paraqiti një historik të detajuar të përpjekjeve të ish-Presidentit Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Por në dokumentacionin e prokurorisë paraqiten rrëfime të reja nga ndihmësit e tij më të afërt, të cilët paraqesin pamjen e një presidenti “gjithnjë e më të dëshpëruar”, i cili ndërsa po humbiste Shtëpinë e Bardhë, “përdori mashtrimin për të goditur çdo fazë të procesit elektoral”. Në dokumentacionin e prokurorisë thuhet se ish-Presidenti Trump i tha një ndihmësit “E çfarë pastaj?”, kur u informua se Nënpresidenti Mike Pence ishte dërguar në një vendndodhje të sigurt, pasi turma e dhunshme e mbështetësve të Presidentit Trump sulmoi Kapitolin më 6 janar 2021, në përpjekje për të ndaluar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve. Ekipi ligjor i ish-Presidentit Trump paraqiti sfida ligjore në muajin e fundit të zgjedhjeve që përfunduan me rezultat të ngushtë, ndërsa demokratët janë përpjekur ta paraqesin refuzimin e tij për të pranuar rezultatin si një element qendror të pretendimit të tyre se ish-presidenti nuk është i përshtatshëm për t’u rizgjedhur. Padia e prokurorit të posaçëm nuk ishte bërë publike, pasi një vendim i Gjykatës së Lartë u dha imunitet të gjerë presidentëve për veprimet e tyre gjatë ushtrimit të detyrës. Vendimi i Gjykatës së Lartë detyroi rishqyrtimin dhe kufizimin e gamës së akuzave që mund të ngrinte prokurori, duke e bërë të pamundur zhvillimin e gjyqit përpara zgjedhjeve presidenciale që mbahen muajin e ardhshëm. Materiali i paraqitur nga prokurori i posaçëm synon ta bindë gjykatësen Tanya Chutkan se shkeljet në fjalë u bënë në cilësinë private të Trump dhe jo në funksionin e presidentit, duke argumentuar kështu se mund të vazhdohet me shqyrtimin e padisë. Gjykatësja Chutkan lejoi bërjen publike të një versioni të redaktuar të padisë, megjithëse avokatët e Trump argumentuan se ishte i padrejtë publikimi i saj kaq pranë datës së zgjedhjeve. Ish-Presidenti Trump akuzohet se “përgatiti terrenin” për refuzimin e rezultatit të zgjedhjeve përpara se të mbaronte procesi zgjedhor, duke u thënë ndihmësave të tij se në rast do të dilte herët në avantazh, ai do ta “shpallte fitoren përpara se të numëroheshin votat dhe përpara se të përllogaritej fituesi”. Prokurorët thonë se menjëherë pas zgjedhjeve, këshilltarët e ish-presidentit u përpoqën të mbjellin kaos për numërimin e votave. Në një rast, një punonjës i ekipit të tij elektoral, i përshkruar në aktpadi si bashkëpunëtor në konspiracion, ishte informuar se rezultatet që favorizonin kandidatin demokrat Joe Biden në një qendër votimi në Miçigan ishin të sakta. Aktpadia thotë se personi ishte përgjigjur: “gjeni një arsye se përse nuk janë të sakta” dhe “më jepni opsione për ta ankimuar” rezultatin. Prokurorët gjithashtu e akuzojnë ish-Presidenti Trump se vazhdoi të bënte pretendime për manipulim, megjithëse e dinte se ato ishin false. Aktpadia përmban edhe detaje të bisedave mes Presidentit Trump dhe Nënpresidentit, përfshirë atë gjatë një dreke private në 12 nëntor 2020, gjatë së cilës Nënpresidenti i ofroi “një opsion rrugëdaljeje” ish-Presidentit Trump, duke i thënë: “Mos e prano humbjen, por prano se procesi ka përfunduar”.

Top Channel/ “Kasapi” u largua pa lënë gjurmë, çfarë u gjet brenda shtëpisë së varësit të al-Assad
21/12 16:24
Top News- Papa dënon bombardimet në Gaza/ Ati i shenjtë: Kjo nuk është luftë, por mizori
21/12 14:56
Top Channel/ Sulmi në Gjermani, Scholz: Do ta shohin mirë peshën e vërtetë të ligjit!
21/12 14:40
Top Channel/ Anija me emigrantë, Matteo Salvini “i shpëton burgut”: Bien akuzaj tij!
21/12 13:51
Top News- Jemeni raketa drejt Izraelit, 16 të lënduar nga sulmi i rebelëve Huthi
21/12 12:58
Top News- Ukraina nis hakmarrjen ndaj Rusisë? Dronë drejt qytetit rus, goditen ndërtesat e banimit
21/12 12:26
Top News – A do rezistojë NATO? Trump me “shpatë”, vendos kushtin e parë
21/12 12:25
Top Channel/ Plasin tensionet në Bregun Perëndimor: Kolonët izraelite djegin xhaminë!
21/12 11:48
Top Channel/ Shpërthimet në Kiev, kundërpërgjigjet Ukraina: Sulme me dronë në Rusi!
21/12 11:46
Top News – Viktima nga sulmi terrorist. Gjermani, arrestohet shoferi, punonte në psikiatri
21/12 11:32
Top Channel/ Plani i ri “shpëton” qeverinë amerikane: Kalon “për fije” projektligji për buxhetin!
21/12 11:29
Top Channel/ FBI-ja amerikane do hetojë sulmin në Ibër-Lepenc, Hovenier: Ende s`dihen autorët!
21/12 11:27
Top Channel/ Sulmi në Gjermani, autori mjek psikiatër saudit: “Ishte kritik ndaj Islamit”!
21/12 11:26
Top News- SHBA ‘fal’ liderin e ri të Sirisë, heq shpërblimin prej 10 mln dollarësh për ‘kokën’ e tij
21/12 08:00
Top Channel/ Sulm terrorist në Gjermani/ Makina hyn në tregun e Krishtlindjeve, disa të vrarë
20/12 23:29
Top Channel/ Siri, SHBA “fal” liderin e ri/ Hiqet shpërblimi 10 milionë dollarë për kokën e al-Shaara
20/12 23:19
Top News- Sulmi rus në ambasadën shqiptare në Kiev, Zelensky kërkon “hakmarrje” ndaj Moskës
20/12 23:00
Top News- Turqia thirrje kurdëve të dorëzojnë armët, Ankaraja nuk fal terroristët
20/12 23:00
Top News- Makina hyn në tregun e Krishtlindjes, viktima e të plagosur në Gjermani
20/12 22:47
Top Channel/ Pamjet ekskluzive nga sulmi terrorist në Gjermani, turistët përtokë…
20/12 21:46
DIGITALB DIGITALB - OFERTA