Top Channel/ Sulm terrorist në Gjermani/ Makina hyn në tregun e Krishtlindjeve, disa të vrarë
20/12/2024 23:29

Një makinë me shpejtësi të lartë përplasi të premten turmën e njerëzve në një treg Krishtlindjesh në qytezën lindore gjermane, Magdeburg. Sipas autoriteteve dy persona humbën jetën dhe 68 të tjerë janë plagosur të premten, ndërsa mediat raportonin për më shumë se 11 të vdekur. Autoritetet lokale e cilësuan sulmin si terrorist. Dëshmitarët kanë thënë se makina është nisur qëllimshëm drejt turmës së njerëzve, ndërsa agjencitë vendëse të lajmeve raportuan se shoferi i makinës, një 50-vjeçar nga Arabia Saudite, është arrestuar. Sulmi ka ndodhur rreth orës 19:04 lokale, ndërsa automjeti i përfshirë ishte një BMË e errët, që ka ecur me shpejtësi të lartë për 400 metra në turmën me njerëz. Mes personave të lënduar, një fëmijë 4 vjeç është në gjendje kritike për jetën. Mësohet se në sheshin e qytetit ku ndodhi ngjarja ka pasur edhe shqiptarë, por sipas reagimit të ministrisë sonë të jashtëme nuk ka asnjë të lënduar. Top Channel ka siguruar pamjet pak minuta pas sulmit dhe në video, duken dhjetëra qytetarë dhe turistë të shtrirë në tokë pasi i shpëtuan sulmit. Ata duken të frikësuar dhe në panik, pasi makina e autorit hyri mes turmës. Tregu i Krishtlindjeve u mbyll pas ngjarjes ndërsa autoritet bënë thirrje që të gjithë të largoheshin nga qendra e qytetit. Tetë vite më parë, më 19 dhjetor të vitit 2016, një pjesëtar i grupit terrorist, ISIS, pati kryer një sulm me kamion, duke e përplasur njerëzit në një treg Krishtlindjesh në qendër të Berlinit. Si pasojë e sulmit asokohe humbën jetën 12 persona, ndërsa u plagosën mbi 70 të tjerë. Sulmuesi arriti të ikte në Itali, por aty më pas u identifikua dhe u ekzekutua nga policia.

Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50