Top Channel/ Trump mban premtimin! Administrata e re amerikane përgatitet për dëbimet e emigrantëve
13/12/2024 22:47

Premtimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump se do të realizojë deportimin më masiv në historinë e Shteteve të Bashkuara ngre pikëpyetje mbi ligjshmërinë dhe zbatimin e këtij procesi. Ushtria amerikane mund të përfshihet në këto plane. Gjatë fushatës së tij presidenciale, Donald Trump tha se problemi më i rëndë i Amerikës është emigracioni i paligjshëm. “Do të kryejmë deportimin më të madh në histori. Nuk jam krenar ta them këtë, por është diçka e vështirë që duhet bërë”, wshtw shprehur gjatw fushatws Trump. Pasi fitoi zgjedhjet e 5 nëntorit, Trump shpërndau një postim në mediat sociale duke thënë se do të shpallte një emergjencë kombëtare dhe do të dislokonte trupa amerikane për të ndihmuar në kryerjen e deportimeve. Komisioni i Ligjeve në Senatit diskutoi këtë javë sfidat e dëbimeve masive. Demokratët thanë se një gjë e tillë mund të dëmtojë ekonominë. “Është fakt që sot gjenden miliona emigrantë pa dokumente në Shtetet e Bashkuara, që punojnë në industri kritike për të gjithë ekonominë tonë”, shprehet një senator demokrat. Ligjet federale kufizojnë përfshirjen e ushtrisë në zbatimin e ligjit civil pa miratimin e Kongresit, por kompetencat jourgjente do ta lejonin presidentin të dislokonte forcat ushtarake për të ofruar mbështetje logjistike. Disa ekspertë thonë se ushtarëve u mungon trajnimi për zbatimin e ligjeve mbi emigracionin. Shteti i Teksasit po i ofron administratës së ardhshme Trump më shumë se 550 hektarë tokë për të ndërtuar një objekt paraburgimi dhe përpunimi, për atë që komisioneri shtetëror i tokës thotë se do të jetë, “deportimi më i madh të kriminelëve të dhunshëm në historinë e kombit tonë”.

Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03