Top Channel/ Trump, luftë me aleaten Marjorie Green: “Tradhtare”! Ajo krijon “AFAO” kundër MAGA-s”!
16/11/2025 11:33

Marrëdhënia mes Donald Trump dhe kongresmenes republikane Marjorie Taylor Greene ka hyrë në pikën e ngrirjes totale. Dy figurat e rëndësishmë të kësaj force politike, që dikur ishin aleatë të pathyeshëm, por tani janë përplasur publikisht, duke celur një konflikt të ri brenda Partisë Republikane. “E çmendur! Nuk i kthej më telefonatat… nuk e duroj dot”, citohet të ketë thënë Trump, i cili shpërtheu kundër Greene në një seri postimesh duke e quajtur më pas “tradhtare”. “S’bën gjë tjetër veçse ankohet”, shkroi presidenti. Ai pretendoi se Greene është tërbuar ndaj tij vetëm sepse i ka thënë se nuk duhet të kandidojë për guvernatore apo senatore në Georgia. “Ajo i thotë njerëzve që jam i keq pse nuk i kthej telefonatat. Nuk mund të marr çdo ditë telefonatën e një të cmendure që bërtet,” shkroi ai, duke premtuar se do mbështesë çdo kundërshtar republikan që do e sfidojë në zgjedhjet e 2026-ës. Më tej, e ashpërsoi tonin edhe më shumë: “Marjorie ‘Traitor’ Green është turp për Partinë Republikane”. Greene u kundërpërgjigj duke përcjellë zhgënjim për liderin që dikur e ndiqte pa ia bërë fjalën dysh. “Trump nuk po vendos më Amerikën të parën”, ishte komenti i politikanes, që prej ditësh po e sulmon atë publikisht. Ai, sipas Green nuk po ul kostot për amerikanët, nuk po merr vendime të forta në politikën e jashtme, dhe – pika më e nxehtë – nuk po e menaxhon si duhet çështjen e publikimit të dosjeve të Epstein. Marjorie Green ishte një nga vetëm katër republikanët që u bashkuan me demokratët për të kërkuar publikimin e dosjeve në fjalë. Ajo shpalli dhe një slogan të ri të partisë: AFAO, “America First, America Only” për të zëvendësuar MAGA-n, cka u interpretua nga mediat britanike si një lloj revolucini kundër Trumpit.

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB