Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i dërgoi këtë të martë një letër homologes kosovare, Vjosa Osmani, ku e “falënderonte atë për përkushtimin dhe miqësinë ndaj SHBA-së dhe shprehte dëshirën për të thelluar bashkëpunimin në vitet që vijnë”, njoftoi Presidenca e Kosovës.