Chris Wright, themelues i një kompanie në fushën e naftës, është i përzgjedhuri i Donald Trumpit për të drejtuar Departamentin e Energjisë. Teksa administrata e re amerikane vazhdon të marrë formë, me herët presidenti i zgjedhur i SHBA-së njoftoi edhe ngritjen e Këshillit Kombëtar të Energjisë, që do të drejtohet nga ish guvernatori i Dakotës së Veriut, Doug Burgum, i propozuar për postin e Sekretarit të Brendshëm.