Top Channel/ Trump ia beson tregtinë një miliarderi, zgjedh financierin e njohur të Wall Street!
20/11/2024 21:49

Kabineti i presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald Trump po merr formë Republikani planifikon të emërojë financierin e njohur nga “Wall Street”, Howard Lutnick, në krye të Departamentit të Tregtisë. Miliarderi 63-vjeçar ka qenë bashkëkryetar i ekipit të tranzicionit të presidentit të zgjedhur, duke ndihmuar në shqyrtimin dhe verifikimin e shumë kandidatëve për poste kyçe në kabinetin e ri të Trump, i cili merr detyrën më 20 janar. Lutnick ka qenë një mbështetës i hapur i republikanit Trump gjatë muajve të fundit. Sipas VOA-s, Lutnick, drejtues i firmës globale për shërbime financiare, “Cantor Fitzgerald” ishte në garë për të marrë postin e Sekretarit të Thesarit, një tjetër detyrë e lartë që Trump duhet të plotësojë në kabinetin e tij. Nëse emërohet për t’u bërë sekretar i tregtisë dhe konfirmohet nga Senati, siç ka të ngjarë, Lutnick mund të luajë një rol vendimtar në zbatimin e politikave ekonomike dhe tregtare të presidentit. Trump ka propozuar rritjen e tarifave për mallrat e importuara, një përpjekje për të nxitur prodhimin brenda vendit të të njëjtave produkte, por që në një afat të afërt kërcënon të rrisë çmimet për konsumatorët amerikanë dhe të çrregulloj ekonominë globale. Departamenti i Tregtisë mbikëqyr një sërë politikash federale për bizneset, përfshirë gjysmëpërçuesit, sigurinë kibernetike dhe patentat, si dhe ndihmon në nxitjen e bizneseve të reja dhe rritjen ekonomike në Shtetet e Bashkuara, ekonomia më e madhe në botë.

Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03