Kabineti i presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald Trump po merr formë. Republikani planifikon të emërojë financierin e njohur nga “Wall Street”, Howard Lutnick, në krye të Departamentit të Tregtisë. Miliarderi 63-vjeçar ka qenë bashkëkryetar i ekipit të tranzicionit të presidentit të zgjedhur, duke ndihmuar në shqyrtimin dhe verifikimin e shumë kandidatëve për poste kyçe në kabinetin e ri të Trump, i cili merr detyrën më 20 janar.