Ashtun sic pritej, Donald Trump njoftoi se do ta apelojë vendimin e gjykatës që e ktheu atë n ëish presidentin e parë amerikan të dënuar për shkelje penale. "Ishte një gjyq i montuar", u shpreh Trump pa e fshehur zemërimin përpara një grupi gazetarësh dhe simpatizantësh të mbledhurnë Manhattane, përpara kullës që mban emrin e tij. Republikani pretendon se gjykatësi i çështjes ishte i korruptuar dhe i padrejtë dhe se procedurat ligjore në shtetin e Nju Jorkut ishin orkestruar nga presidenti Biden dhe zyrtarët federalë.