Top Channel/ Trump: Gati sanksione të reja ndaj Rusisë, pas sulmit në godinën qeveritare
07/09/2025 22:28

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, paralajmëroi sanksione të reja ndaj Rusisë, pas sulmit ajror ndaj ndërtesës kryesore të qeverisë ukrainase në Kiev, më i madhi që prej nisjes së luftës në shkurt të vitit 2022. Në sulm u përdor rreth 800 dronë dhe 13 raketa, numri më i lartë i përdorur ndonjëherë nga rusët në këto 3 vite luftë, dhe humbën jetën 3 persona, mes tyre një fëmijë 1 vjeç, si dhe u plagosën 18 të tjerë. “Jemi të përgatitur për një raund të ri masash ndaj Rusisë, nëse situata në Ukrainë nuk ndryshon”, u shpreh Trump në deklaratën e tij, pa dhënë më shumë detaje mbi natyrën e sanksioneve të reja. Sulmi i ndaj godinës qeveritare tronditi autoritetet në Ukrainë. Presidenti Volodymyr Zelensky tha se “këto lloj vrasjesh përbëjnë krime të qëllimshme dhe zgjatje të luftës”. “Për herë të parë është dëmtuar ndërtesa qeveritare nga sulmet e armikut, kulmi dhe katet e larta”, ka thënë kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, përmes një njoftimi në Telegram. Ajo bëri thirrje për më shumë armë për Ukrainën dhe që bota të përgjigjet ndaj sulmeve ruse. “Ne do t’i rindërtojmë banesat. Por, jetët e njerëzve nuk mund të kthehen. Armiku po terrorizon dhe vret njerëzit tanë çdo ditë”, ka thënë ajo. Me rritjen e numrit të sulmeve në perëndim të Ukrainës, Polonia ka aktivizuar aeroplanët e vet për të garantuar sigurinë, ka bërë të ditur komanda operacionale e ushtrisë polake. Sulmet kanë zbehur shpresat për bisedime të suksesshme për paqe në mes të Rusisë dhe Ukrainës. Presidenti Zelensky ka refuzuar ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, që të udhëtojë në Moskë për të diskutuar për paqe. “Ai mund të vijë në Kiev. Nuk mund të shkoj në Moskë kur shteti im po sulmohet me raketa çdo ditë. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e këtij terroristi”, tha Zelensky gjatë një interviste. Putin e ka nënvlerësuar disa herë rëndësinë e takimit me presidentin ukrainas, dhe më vonë ka sugjeruar se mund ta takojë atë, por vetëm në Moskë.

Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52
Top News – Rrëzon dronët e Iranit në Gjirin Persik / Çfarë merr Ukraina në këmbim të ndihmës…?
11/04 09:35
Top News – ‘Shtet kancerogjen dhe mallkim i njerëzimit’. Ministri pakistanez sulmon Izraelin
11/04 09:32
Top News – Bllokohet porti i Antverpit / Nafta derdhet në det, ndotje dhe dëm ekonomik
11/04 09:32
Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14