Presidenti amerikan, Donald Trump e ka angazhuar të hënën ushtrinë për ta luftuar krimin e dhunshëm në Uashington, teksa përmbush edhe një tjetër zotim të bërë në fushatën presidenciale për “ligj dhe rregull”. Lideri republikan ka thënë se do ta vendosë policinë e qytetit të Uashingtonit nën kontrollin e Qeverisë federale, dhe do të angazhojë Gardën Kombëtare në rrugët e kryeqytetit amerikan.