Top Channel/ Trump firmos për tarifat reciproke ndaj vendeve partnere
13/02/2025 23:09

Presidenti Donald Trump prezantoi të enjten planin e tij për të rritur tarifat e Shteteve të Bashkuara në përputhje me normat që vendet e tjera taksojnë importet amerikane, me synimin për të eliminuar çekuilibrin tregtar me shtetet aleate dhe vendet e tjera. Kritikët thonë se ky veprim ka gjasa të shkaktojë një efekt domino në ekonominë globale. “Kam vendosur që për arsye barazie, do të vendos një tarifë reciproke”, tha Presidenti Trump në Zyrën Ovale ndërsa nënshkroi vendimin. “Është e drejtë për të gjithë. Asnjë vend nuk mund të ankohet”. Administrata republikane ka këmbëngulur se tarifat e reja do të balancojnë tregtinë mes kompanive amerikane dhe konkurrencës së huaj. Kritikët thonë se taksat ndaj importeve të huaja ka gjasa t’i faturohen konsumatorëve dhe bizneseve amerikane ose të rrisin çmimet. Sidoqoftë, disa kritikë thonë se tarifat mund të ndikojnë tek rritja e inflacionit dhe dëmtojnë rritjen ekonomike në vend. Administrata amerikane do t’i shqyrtojë tarifat duke patur parasysh disa faktorë si subvencionet për industrinë, rregulloret dhe zhvlerësimin e monedhës. Vendimi i Presidentit Trump për tarifat identifikon tatimet mbi vlerën e shtuar, që janë të ngjashme me taksat e shitjes dhe të zakonshme në Bashkimin Evropian, si një barrierë tregtare që duhet të përfshihet në çdo llogaritje tarifore reciproke. Tregtia e mallrave midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara arriti në pothuajse 1.3 trilion dollarë vitin e kaluar, me Shtetet e Bashkuara që eksportuan 267 miliardë dollarë më pak se importet evropiane, sipas Byrosë amerikane të Regjistrimit.

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19