Top Channel/ Trump: Duhet ta godasim Iranin, ofensiva mund të nisë shpejt
19/05/2026 19:55

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se do të godasë sërish Iranin, nëse nuk arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës deri në fund të javës. Në një konferencë me gazetarët nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të kenë nevojë ta godasin përsëri Iranin dhe se ai ishte vetëm një orë larg vendimit për një sulm, përpara se ta shtynte. “Isha një orë larg vendimit për të rifilluar bombardimet, por negociatorët më raportuan për përparim në bisedime. E kisha marrë vendimin, por ata më telefonuan. Ata kishin dëgjuar që mora vendimin. Ata thanë, zotëri, a mund të na jepni disa ditë më shumë, sepse mendojmë se po tregohen të arsyeshëm? Po u jap 2 ose 3 ditë, ndoshta deri në fillim të javës tjetër, sepse nuk mund t'i lejojmë ata të kenë një armë të re bërthamore”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu se udhëheqësit e Iranit po luten të bëjnë një marrëveshje. Por nga ana tjetër, edhe Teherani u përgjigj me kërcënim, teksa paralajmëroi se do të “hapë fronte të reja” kundër Shteteve të Bashkuara, nëse rifillojnë sulmet. "Nëse armiku është aq budalla sa të bjerë përsëri në kurthin sionist dhe të nisë agresion të ri kundër Iranit tonë të dashur, ne do të hapim fronte të reja kundër tij, me pajisje dhe metoda të reja", tha zëdhënësi i ushtrisë iraniane. Ndwrsa ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i quajti të tepërta dhe kontradiktore sjelljet e Uashingtonit, dhe sipas tij, një pengesë serioze për demokracinë.

Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30