Top Channel/ Trump drejt burgut?Republikanët nisin hetimet ndaj prokurores që akuzoi ish-Presidentin
24/08/2023 21:51

Ligjvënësit republikanë filluan të enjten një hetim ndaj prokurores së Xhorxhias, Fani Ëillis, ndërsa ish-Presidenti Donald Trump po përgatitet të paraqitet tek autoritetet për akuzat penale që ajo ka ngritur për përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e vitit 2020. Kryetari i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, Jim Jordan, një aleat i vendosur i zotit Trump, i dërgoi Prokurores Ëillis një letër ku parashtron pyetje nëse ajo koordinoi hetimin e saj me Departamentin amerikan të Drejtësisë, përfshirë me Prokurorin e Posaçëm Jack Smith, apo nëse përdori fonde të mbledhura nga taksat federale për hetimin e saj. Ligjvënësi Jordan ngre shqetësime për motivet që pati prokurorja për të filluar këtë çështjeje hetimore dhe deklaron se Kongresi ka autoritetin “të hetojë nëse ish-presidentët janë bërë objekt procesesh hetimore të motivuara politikisht”. Në letrën e tij, Ligjvënësi Jordan sinjalizon gjithashtu se ligjvënësit mund të shqyrtojnë mundësinë e legjislacionit të ri për përdorimin në të ardhmen të fondeve federale nga strukturat e ligjit në nivel lokal në shtetet amerikane. Sipas dosjes së paraqitur nga Prokurorja Ëillis, ish-Presidenti Trump akuzohet se bëri presion të paligjshëm ndaj zyrtarëve të shtetit Xhorxhia për të përmbysur humbjen e tij përballë Presidentit Biden në zgjedhjet e vitit 2020. Ish-presidenti, tashmë në moshën 77-vjeçare, përballet me 91 akuza penale në gjykata të ndryshme në mbarë vendin. Ai ka mohuar të ketë bërë ndonjë shkelje. Zoti Trump, i pari ish-president amerikan ndaj të cilit ngrihen akuza, është kryesuesi në garën brenda Partisë Republikane për t’u përballur me Presidentin demokrat Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Pamjet: AFP

Top News – 11 miliardë dollarë për 6 ditë luftë/ Administrata Trump bën llogaritë, duhen më shumë
12/03 17:16
Top News – Sulm nga një armik në lindje… / Civilët përgatiten për luftë në Arktikun norvegjez
12/03 17:15
Top News – Droni në zonën financiare të Dubait / Mbyllen bankat e huaja, u kërcënuan nga Irani
12/03 15:21
Top Channel/ “Luftoni korrupsionin, pa pengesa!” Reagon BE dhe Anglia pas votimit për Balluku
12/03 15:20
Top News – Treni i parë në gjashtë vite… / Niset nga Kina për në Korenë e Veriut me pasagjerë
12/03 15:01
Top News – ‘Dubai ka marrë fund…’ / Të huajt largohen, parajsa nën raketat e Iranit
12/03 14:54
Top News – Borë në shkretëtirë, pamje e pabesueshme / Saharaja zbardhet, temperaturat rënie drastike
12/03 14:52
Top News – Irani udhëhiqet nga ‘një fantazëm’ / Ajatollahu i ri nuk është parë askund, lufta ndizet
12/03 12:36
Top Channel/Goditen tre anije cisterne, “çmendet” nafta sërish-Irani: Do ta cojmë 200 USD për fuçi!
12/03 12:32
Top News – Qeveria iraniane nuk është në rrezik! Inteligjenca amerikane e bindur: Nuk po shembet
12/03 12:25
Top News – Irani, sulm me dronë në Kaliforni / FBI paralajmëron: ‘goditje surprizë’
12/03 12:24
Top Channel/ Frika për furnizimet, Gjermania “prek” rezervat kombëtare të naftës!
12/03 12:23
Top News – Irani ‘sulmon’ edhe Italinë / Sulm ajror mbi bazën në Irak, nuk ka të lënduar
12/03 12:21
Top News – Nga Kievi në Britaninë e Madhe / Dronët ukrainas ‘pushtojnë’ Evropën, prodhim masiv
12/03 12:20
Top News – ‘Irani është rrafshuar me tokën…’ / Trump: Nuk ka mbetur më asgjë për t’u sulmuar
12/03 12:02
Top News – Tym ngrihet mbi Bahrein / Dronë mbi aeroportin ndërkombëtar, sulmohen cisternat
12/03 12:01
Top News – Varka iraniane plot me eksploziv / Cisternat e naftës hidhen në erë, digjen pranë Irakut
12/03 11:59
Top Channel/ Trump: Është shëtitje, jo luftë. Sulmet përfundojnë kur themi ne
11/03 23:04
Top News – 3 kushtet e Iranit për fundin e luftës. Pezeshkian flet me Putin dhe homologun pakistanez
11/03 22:55
Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
DIGITALB DIGITALB