Ajo së cilës i druhej Donald Trump, ndodhi. Juria e madhe në Manhatan I dha dritën jeshile ngritjes së aktpadisë ndaj tij duke e bërë ish presidentin e parë në historinë e SHBA-së që gjendet në një situatë të tillë. Akuzat lidhen me pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 të republikanit për të blerë heshjen e një aktoreje të filmave pornografikë, me të cilën thuhej se kishte pasur një marrëdhënie jashtëmartesore.