Mbarëvajatja e takimit SHBA-Rusi në Rijad ia ka forcuar presidentit amerikan Donald Trump bindjen mbi arritjen e një marrëveshjeje për fundin e luftës në Ukrainë. Shefi i Shtëpisë së Bardhë u shfaq i kënaqur pas bisedimeve në Arabinë Saudite mes sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë, si dhe një delegacioni rus të udhëhequr nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.