Gjithmonë e më shumë duket se përballja e madhe në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës në SHBA do të vërë sërish përballë njëri-tjetrit Joe Bidenin dhe Donald Trumpin. Në mesin e republikanëve, Trumpi po mbizotëron në garën e primareve, duke lënë pas rivalë të fortë si guvernatorë, diplomatë dhe sipërmarrës. Akuzat e shumta penale duket se kanë pasur efektin e kundërt, duke shtuar mbështetjen për ish presidentin.