Top Channel/ Tronditet SHBA! Vriten dy oficerë të Gardës pranë Shtëpisë së Bardhë
26/11/2025 23:34

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy anëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë. Lajmi u konfirmua nga drejtori i FBI-së, Kash Patel. Ata u përfshinë në një shkëmbim zjarri me autorin e dyshuar para se të qëlloheshin. Agresori u plagos dhe nën shoqërimin e policisë u dërgua në spital, ndërsa vendi i ngjarjes është siguruar, thonë autoritetet. Drejtori i FBI dhe prokurorja e përgjithshme dënuan aktin, ndërsa mbërritën në vendngjarje, së bashku me agjentë të tjerë federalë, për të ndihmuar në hetime. Presidenti Donald Trump përdori një gjuhë të ashpër për ngjarjen: "Kafsha që qëlloi dy ushtarët e Gardës Kombëtare, të dy të plagosur rëndë dhe tani në dy spitale të ndara, gjithashtu është i plagosur rëndë, por sidoqoftë, do të paguajë një çmim shumë të lartë", shkroi presidenti në rrjetin social Truth Social. "Zoti e bekoftë Gardën tonë të Madhe Kombëtare dhe të gjithë ushtrinë dhe forcat e rendit." Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se Presidenti Trump i ka kërkuar të dërgojë 500 trupa shtesë të Gardës Kombëtare në Uashington DC. Duke folur për gazetarët, Hegseth thotë se do t'ia paraqesë kërkesën Sekretarit të Ushtrisë. "Kjo vetëm sa do ta forcojë vendosmërinë tonë për ta bërë Uashington DC të sigurt", thotë Hegseth. "Nëse kriminelët duan të kryejnë gjëra të tilla, ne nuk do të tërhiqemi kurrë. Presidenti Trump nuk do të tërhiqet kurrë", u shpreh sekretari amerikan i mbrojtjes.

Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
DIGITALB DIGITALB