Rikthimi I titullit kampion tek Tirana në volejboll për femra pas 12 vitesh ka qenë suksesi më I përfolur në këtë sport gjatë mbylljes së edicionit në fillim të këtij muaji. Një rikthim që vjen menjëherë edhe pas rikthimit të Ardian Gorencës, trajnerit legjendar të vajzave bardheblu të volejbollit I cili edhe në këtë periudhë pushimesh vazhdon stërvitjen si në një sezon I rregullt. Për Top Channel Gorenca tregon celësin e rikthimit tek titulli të vajzave të kryqytetit.