Një ngjarje e rëndë është shënuar mbremjen e se shtunes në lagjen nr 1 te qytetit te Durrësit. Ne një hotel jashte funksionit ne pronesi te familjareve te ish-kryetarit te bashkise Vangjush Dako u komstatua një sasi lënde plasëse, dyshohet artizanale. Lënda plasëse, ishte e vendosur në një nga vazot e luleve dhe pas konstatimit u be evakuimi i njerezve ne zone dhe shpërthim i kontrolluar nga ekspertet e njesise antieksploziv te Reneas te cilet po bashkepunojne me policine e Durresit per sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorit. Burime policore bëjnë me dije se po kqyren dhe pamjet e nje kamera sigurie ne zone, nderkohe qe më 20 maj te ketij viti ne te njejten lagje te Durresit prane Velieres dhe pallatit te ish kryebashkiakut Dako u gjet nje tjeter sasi eksplozivi qe u asgjesua gjithashtu me shperthim te kontrolluar. Ngjarja nuk eshte zbardhur ende ndersa nuk dihet nese dy ngjarjet kane lidhje me njera tjetren.