Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së dielës në Durrës. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, në lagjen 17/1 në rrugën “Shenjtorët”. Eksplozivi është hedhur në drejtim të fasadës së një dyqani që i përket një 58-vjeçarit Shaban Aga.