Tre tentativa vetëvrasjesh në një ditë në Elbasan. Ditën e djeshme, në spitalin rajonal të Elbasanit, janë paraqitur: -shtetasja S. A., 61 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve; -shtetasi K. Sh., 69 vjeç, banues në fshatin Gjinar, i cili dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar pesticide; -shtetasi B. T., 27 vjeç, banues në Belsh, i cili dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë.