Top Channel/ Trekëndëshi i Bermudeve, gjendet anija 200 metra: “Kishte ngarkesë të çuditëshme”!
17/09/2021 17:52

Po kërkonin të dhëna mbi zhdukjen e 5 avionëve mbi Trekëndëshin famëkeq të Bermudeve, kur kanë rënë në gjurmët e një anijeje 200 metra të gjatë. Një dokumentar i ri tregon se Trekëndëshi i Bermudeve, një rajon në Oqeanin Verior Atlantik, ku thuhet se anije, avionë e njerëz janë zhdukur në mënyrë misterioze është përpjekur të hedhë dritë mbi episodet misterioze. Pikërisht aty u zhduk i ashtëquajturi fluturimi 19, nga i cili nuk pati më asnjë gjurmë që prej Luftës së dytë botërore. Ky fluturim përbëhej prej pesë avionëve bombardues, “US TBM Avenger Torpedo”. Ata ishin nisur nga Fort Lauderdale dhe do të bënte disa bombardime stërvitore në një zonë që quhet “Hens and Chickens Shoals”. Por kur do të ktheheshin në bazë, patën probleme dhe fluturuan jashtë kursit, e pikërisht atëherë besohet se hynë në Trekëndëshin e Bermudeve. Të 14 burrat në avionë dhe 13 personat që u dërguan për t`i kërkuar, nuk u gjendën kurrë. Dokumentari i titulluar “History’s Greatest Mysteries”, nga History Channel tregon sesi duke kërkuar gjurmë të këtyre avionëve, zhytësit zbuluan një anije gjigande të fundosur, 200 metra e gjatë dhe 24 e gjerë e cila transportonte një ngarkesë shumë të çuditshme, një material i bardhë që ngjasonte argjilën. Ekspertët morën disa kampionë të kësaj lënde dhe do t`i analizojnë për të parë nëse ajo mund të identifikohet, ndërsa thonë se ka shumë gjëra të tilla atje poshtë dhe janë shumë kuriozë të mësojnë se cfarë janë saktësisht.

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07