Qytetarët e Kukësit prej disa ditësh janë drejtuar magazinave të miellit. Disa nga magazinat që tregtojnë miell rezutojnë të mos kenë furnizim, gjë e cila konfirmohet nga vetë tregtarët e ndërsa disa magazine të tjera rezultojnë të jenë të furnizuara me miell. Jashtë mikrofonit të Top Channel, tregtarët e magazinave bëjnë me dije se ata nuk kanë probleme me furnizimin, pasi kanë rezerva për tre muaj, e ndërsa rritjen e çmimit të miellit e lidhin me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.