“Ata të opozitës, marrin udhëzime nga terroristët që janë në malin e Kandilit. Ne, marrim udhëzime nga Allahu dhe nga populli ynë. Ky është ndryshimi ynë. Kështu kemi bërë deri tani, e kështu do të vazhdojmë”: me këtë deklaratë të fortë, Rexhep Tajip Erdogan e shënjestroi ashpër rivalin e tij Kemal Kilicdaroglu vetëm tre ditë përpara balotazhit të së djelës, që do të vendosë fatin e Turqisë.