Një 33-vjeçar është vënë në pranga, pasi transportonte 13 emigrantë të paligjshëm. Gjithashtu i arrestuari drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Në pranga u vu edhe vëllai i tij 45-vjeçari me iniciale A. P., pasi me një automjet tjetër shoqëronte 33-vjeçarin, për ta sinjalizuar rreth lëvizjeve të policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.