Top Channel/ “Transportojnë armatime”, flotilja ruse kalon nëpër Mesdhe, afër detit Jon
26/03/2024 23:11

Disa vite më parë lajmi i tre anijeve ushtarake ruse të projektuara për operacione transporti që lundronin në Mesdhe disa kilometra larg brigjeve italiane, afër detit Jon ndoshta nuk do t'i interesonte askujt. Por në kushtet ku ndodhet bota sot, gjithcka ndryshon. Gazeta italiane La Repubblica shkruan se një flotilje shumë e veçantë ruse ka hyrë në Mesdhe dhe pritet të kalojë përmes kanalit sicilian. Flotilja ruse është e përbërë nga tre anije të projektuara për operacione transporti që kanë për qëllim zbarkimin e trupave dhe automjeteve sulmuese. Ngarkesa e saktë në këto tre anije nuk dihet, por zakonisht anije të tilla transportojnë armë, automjete dhe pajisje nga njëri port në tjetrin. Lëvizjen e tyre në Mesdhe La Repubblica e lidh me luftën në Ukrainë. Sipas gazetës italiane Moska, për shkak të përshkallëzimit të luftës, ka ndryshuar rrugën e anijeve të saj detare javët e fundit, duke shmangur kalimin përmes Detit të Zi për të arritur në portin sirian të Tartusit. Anijet ruse, shkruan gazeta “preferojnë të zgjasin rrugën se sa të rrezikojë të goditen nga raketat ukrainase”. Megjithatë flotilja ruse ka përshkruar rrugë detare të lejuara nga ligji ndërkombëtar. Ujërat Ndërkombëtare lejojnë çdo anije që të kalojnë në territoret e njohura ndërkombëtare siç është Mesdheu. Pamjet: AFP

Top Channel/ Gaza, qielli bëhet portokalli. Fenomeni i stuhive të rërës ka pasoja në shëndet
14/03 22:41
Top News – Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin
14/03 22:37
Top News – Sulmet gjatë natës në Teheran, Izraeli: Eliminuam 2 zyrtarë të inteligjencës iraniane
14/03 22:36
Top News – Irani breshëri raketash ndaj Izraelit, autoritetet thirrje qytetarëve: Hyni në strehimore
14/03 20:50
Top Channel/ Trump: Hormuzi mbahet i hapur. Irani sulmon ambasadën USA në Bagdad
14/03 19:45
Top News – Tym i zi e zjarr, Irani bombardon ambasadën amerikane në Irak
14/03 19:30
Top News- Kurthi i përshkallëzimit/ Lufta e Iranit jo aq e lehë për SHBA…A dështoi Trump?
14/03 19:28
Top News – Lufta në Lindjen e Mesme, mbi 3 mijë viktima në dy javë
14/03 19:21
Top News – ‘Ndaloni sulmet ndaj fqinjëve’. Tensionet në rritje, Hamasi i bën thirrje Iranit
14/03 19:17
Top Channel/“Poshtë komunizmi”, “plasin” protestat në Kubë: Digjet dega lokale e Partisë Komuniste!
14/03 15:13
Top News- Iranianët anti-regjim i kthehen Trumpit: Ju të gjithë jeni më të këqij se njëri-tjetri
14/03 15:11
Top News- Vuçiç do luftë në Ballkan, përdor aleancën Kroaci-Shqipëri-Kosovë si tezë
14/03 15:09
Top Channel/ Lufta e Iranit, sa rrezikohet Ballkani? Eksperti: Kosova preket më shumë se Shqipëria!
14/03 15:02
Top News- SHBA ndërmerr sulmin më të madh, ‘fshin’ nga harta bazën iraniane, por jo naftën
14/03 14:25
Top News- Irani ‘i tregon dhëmbët’ Trump: Nëse sulmon ishullin do shkatërrojmë çdo gjë
14/03 14:14
Top News- SHBA shënjestron ishullin “e florinjtë” të Iranit, Trump jep ultimatumin e fundit
14/03 13:59
Top Channel/ Misteri i Banksy-t, Reuters gjurmon identitetin e artistit që tronditi botën e artit
14/03 12:30
Top Channel/ “Dritëza”, shfaqja në Eksperimental fton fëmijët të zbulojnë dritën e tyre të brendshme
14/03 12:29
Top News- Oshtinë nga raketat e dronët Kievi, Rusia harron bisedimet…Zelensky kërkon ndihmë
14/03 11:49
Top Channel/ “Çfarë po bëni”? Hamasi thirrje Iranit: “Mos sulmoni vendet fqinjë”!
14/03 11:42
DIGITALB DIGITALB