Top Channel/ “Tramvaji u shpërbë si letër”/Skandal me mirëmbajtjen vagonëve, kishte skaduar kontrata
04/09/2025 23:06

Të mërkurën në mbrëmje, kur një nga vagonët e tramvajit të famshëm “Gloria” të Lisbonës doli nga kthesa e një rruge të pjerrët me kalldrëm, u përplas në një ndërtesë. “Ai goditi një ndërtesë me forcë brutale dhe u shpërbë si një kuti letre”, ka thënë një dëshmitare, duke shtuar se dukej sikur "nuk kishte frena". Policia ende po heton shkakun e aksidentit, i cili la të vdekur të paktën 17 persona dhe të lënduar 20 të tjerë, disa në gjendje kritike në kryeqytetin portugez. "Ishte e tmerrshme... zhurma ishte ndryshe nga çdo gjë që kisha dëgjuar ndonjëherë. Jam e tronditur”, thotë një tjetër kalimtare. Tramvaji “Glória” është një hekurudhë që filloi të funksionojë në vitin 1885 dhe tani klasifikohet si monument kombëtar. Çdo udhëtim përbëhet nga dy vagonë të lidhur mekanikisht nga një sistem kabllosh: kur njëri zbret, tjetri ngjitet. Hetimet fillestare sugjerojnë se dalja nga shinat u shkaktua nga një kabllo sigurie që u prish, gjë që çoi në humbjen e kontrollit gjatë zbritjes. Pa frenat e saj ndihmëse, kabina përshpejtoi derisa u përplas. Sipas shtypit portugez, kontrata e mirëmbajtjes dhe sigurisë vagonët e tramvajit “Glória”, skadoi në fund të gushtit. Tenderi i ri për menaxhimin e inspektimeve teknike u anulua më 14 gusht sepse të gjitha ofertat e marra tejkaluan koston maksimale të lejuar. Kjo la një boshllëk kontraktual në ditët para aksidentit, duke shkaktuar polemika të forta mbi menaxhimin administrativ dhe parandalimin e rrezikut. Mungesa e një operatori të emëruar zyrtarisht bëri që disa figura të opozitës të kërkonin ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.

Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
Top News – Tarifa globale. Trump e vendos 10 për qind për të gjitha importet
21/02 10:41
Top News – Tarifat e Trump bien. Gjykata supreme në SHBA i shfuqizon globalisht
21/02 10:12
Top News – Gjenerata e re e armëve bërthamore. Inteligjenca amerikane thotë se Kina i ka testuar
21/02 10:11
Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
DIGITALB DIGITALB