Trageti Durrës-Bari e ka përplasur peshkarexhën gjatë lundrimit për në Bari dhe nuk ka vijuar sërish lundrimit pas incidentit. Këtë e tregon trajektorja që ka bërë anija, e cila disa minuta më vonë është kthyer drejt vendngjarjes. Tre peshkatarët, të cilët ndodheshin në peshkarexhën e cila u përmbyt pas përplasjes kanë mbërritur shëndoshë e mirë në portin e Durrësit.