Dy turistë humbën jetën tragjikisht brenda pak orëve në plazhet e vendit. Një 59-vjeçar, banues në Tiranë, humbi jetën nga arresti kardiak sapo hyri në det, në Plazhin e Qerretit. Në të njëjtën kohë, një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua në zonën e Lungomares, në Vlorë.