Top Channel/ Tragjedi në teleferik, katër viktima në Itali pasi shkëputen kabllot
17/04/2025 22:38

Një aksident i rëndë ndodhi këtë të enjte në Itali, ku aventura me teleferik u kthye në tragjedi për disa turistë. Shkëputja e kabllove që mbanin teleferikun Monte Faitos iu mori jetën katër turistëve, ndërsa shoferi i kabinës rezulton ende i zhdukur. Ngjarja ndodhi në orët e pasdites, kur një nga kabinat e sipërme të teleferikut ra në tokë, pak para se të mbërrinte në stacionin përfundimtar. Teleferiku lidh qytetin Castellammare di Stabia me malin Faito, një zonë e njohur turistike, ku vetëm këtë vit u përdor nga mbi 113 mijë persona. Në kabinën tjetër, më poshtë, ndodheshin 16 persona, shumica turistë të huaj. Fatmirësisht, ajo mbeti pezull pranë stacionit të nisjes dhe të gjithë pasagjerët u shpëtuan. Ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit, policia, emergjencat mjekësore, vullnetarët e mbrojtjes civile, si dhe Prefekti i Napolit e Presidenti i këtij rajoni, Vincenzo De Luca, mbërritën në vendngjarje për të ndjekur nga afër situatën. Pas përfundimit të operacioneve të shpëtimit, Prokuroria do të nisë një hetim për të zbuluar arsyet e këtij aksidenti tragjik dhe për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë neglizhencë apo gabim teknik.

Top News- 550 dronë drejt Kievit/ Rusia nuk ndalet, as Trump nuk e spraps Putinin
04/07 10:12
Top Channel/ Kriza në Kongres! Trump shtyn përpara mega-projektligjin, republikanët të përçarë
03/07 23:00
Top Channel/ “Mos bashkëpunoni me…”, Hamasi paralajmëron ashpër palestinezët: Do merren masa
03/07 23:00
Top Channel/ Të burgosurit politikë rusë letër udhëheqësve botërorë: Na lironi, tortura…
03/07 22:59
Top Channel/ Telefonata Trump-Putin! Liderët nuk i ndahen njëri-tjetrit, në fokus…
03/07 22:58
Top News- Trump e Putin flasin në telefon, zbardhet çfarë i tha për Ukrainën dhe Iranin
03/07 22:49
Top Channel/ Biseda me Trump, Putin nuk tërhiqet dhe vë kushte për paqen
03/07 22:38
Top Channel/ Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, në spital përfundon dhe autori
03/07 20:27
Top News- Qeveria, kusht për heqjen e masave/ Terras: Pengesë për BE mosformimi i institucioneve
03/07 20:25
Top Channel/ Fajtor për dy krime të rënda, Sean “Diddy” do të mbetet në burg deri në dënimin e tij
03/07 20:25
Top Channel/ Masakër në një klub nate në Çikago, 4 viktima e 14 të plagosur nga të shtënat
03/07 20:02
Top News – Situatë ‘apokaliptike’ në Gaza / Ekspertja e OKB-së: Të ndërpritet tregtia me Izraelin
03/07 15:12
Top News – Kërkon garanci për armëpushimin / Hamasi i përgjigjet SHBA-së: T’i jepet fund luftës
03/07 15:09
Top News – I nxehtë ferri, shkrihet autostrada në Itali /‘Çmendet’ termometri, 100 viktima në spanjë
03/07 14:56
Top News – Eleminohet numri dy i marinës ruse / Ukraina ‘godet’ sërish, sulm në rajonin e Kurskut
03/07 14:53
Top Channel/ “Serbia të mos gëzojë kot”, ambasada gjermane në Prishtinë: T`i thërrasin mendjes!
03/07 14:48
Top News – Po i afrohet me shpejtësi tokës / Shkencëtarët të hutuar: Një objekt ndëryjor po vjen
03/07 14:48
Top News – Italia ‘ka frikë’ nga Rusia: Brenda 5 vitesh, kërcënim ushtarak për tokën e NATO-s
03/07 14:46
Top Channel/ I nxehti përvëlues, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet bërthamore: “Nuk ftohen dot”!
03/07 14:45
Top News – Ryanair e easyJet anulojnë fluturimet / Francë, kontrollorët e trafikut ajror në grevë
03/07 14:38