Top Channel/ Tragjedi në Gramsh, babai me dy djemtë dhe kushëririn mbyten në liqen
21/07/2023 22:20

Një ngjarje tragjike ndodhi në Gramsh të premten, aty ku katër anëtarë të familjes Zogu u mbytën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës. Viktimat janë Gazment Zogu, 46-vjeç, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar Melis Zogu të gjithë nga fshati Cingar. Sipas deklarimeve të dhëna nga ana e familjarëve ata kishin ndaluar në fshatin Drizë dhe u futën në liqen për t’u larë. Por më pas ata nuk dolën më nga uji. Menjëherë drejt vendngjarjes u nisë policia, ku buzë liqenit gjeti dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit të katër pjesëtareve të familjes Zogu. Ndërkohë nga ana tjetër drejt zonës u nisën polumbarët e RENEA-s për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë nga uji. Vetëm pak ditë më parë një tragjedi e ngjashme ndodhi në plazhin Vilë–Bashtovë në Rrogozhinë ku Elvis Halilaj 50-vjeç u mbyt në det së bashku me dy djemtë e tij të mitur. Po ashtu dy persona kanë humbur jetën ditën e sotme pas kontaktit me ujin. Njëra ngjarje ndodhi në plazhin e Durrësit ku një 68-vjeçar në Porto Romano rreth orës 19:20 sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore, ku ka gjetur vdekjen. Ngjarja tjetër ndodhi në plazhin e Tales ku humbi jetën një 52-vjeçar. Po ashtu dyshohet se pushuesi humbi jetën nga i njëjti shkak.

Top Channel/ Tragjike në Vlorë, 2-vjeçari bie nga ballkoni dhe ndërron jetë
12/04 22:53
Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Trump bllokadë Hormuzit. Rriten tensionet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran
12/04 22:34
Top News – Pezeshkian telefonatë me Putin. Irani lë derën e hapur për negociata
12/04 22:34
Top News – Emiratet e Bashkuara kundër Iranit. ‘Ngushtica e Hormuzit nuk është e juaja’
12/04 22:33
Top News – Izraeli kundër armëpushimit. Ushtria në gatishmëri, shtohen tensionet
12/04 22:33
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top News – Tension në Ballsh: Përplasje fizike në ndeshjen Bylis – Oriku, ndërhyn Policia
12/04 22:24
Top News – Irani kërcënon sërish. Trump i bindur- Do të pranoni kushtet tona
12/04 22:20
Top News – ‘Faleminderit Hungari!’ Magyar shpall fitoren, Orban- rezultat i dhimbshëm
12/04 22:20
Top News – Fëmija 3-vjeçar bie nga ballkoni. Ndërron jetë, ngjarja e rëndë në Vlorë
12/04 22:20
Top Channel/ Përplasje fizike në ndeshjen Bylis-Orik, ndërhyn policia
12/04 20:28
Top Channel/ Frika nga bombolat e gazit, ekspertët: Pak sekonda mund të bëjnë diferencën
12/04 20:28
Top Channel/ Kartë identiteti dixhitale, depozitohet sërish projektligji
12/04 20:27
Top News – ‘Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj’ / Rama mashtron për pensionet!
12/04 20:25
Top News – Fëmija 2-vjeçar bie nga ballkoni. Ndërron jetë, ngjarja e rëndë në Vlorë
12/04 20:24
Top News – Rama mashtron për pensionet! / ‘Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj’
12/04 20:17
Top Channel/ Dështimi i negociatave, paralajmëron presidenti amerikan: Jemi gati për veprim!
12/04 19:42
Top News – E rëndë në Vlorë/ Ra nga ballkoni, humb jetën 3-vjeçari
12/04 19:40