Një ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën dy fëmijëve në Spitallë të Durrësit, dhimbja mbetet e fortë. Ndërsa tashmë kanë dalë në dritë detaje të reja. Hetimet kanë zbuluar se drejtuesi i automjetit, Nikoll Radaçi, ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Pas përplasjes së fëmijëve, mjeti u ndal vetëm pas përplasjes me një automjet të parkuar pranë lokalit. Radiçi u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap pak më vonë nga uniformat blu. Në Komisariat, pasi i ka kaluar gjendja e dehjes, ai ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se nuk mban mend asgjë nga momenti i aksidentit.