Një situatë tejet e rrezikshme është regjistruar mbrëmjen e së martës në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku një person i armatosur dhe i dyshuar për trafik narkotikësh ka rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë duke i kanosur me armë zjarri. Ngjarja ndodhi më 20 gusht 2025, rreth orës 20:30, përgjatë të ashtuquajturës “vijë e gjelbër” në zonën kufitare.