“Po shkojnë derë më derë e po kërkojnë tradhëtarët”; mediat e huaja raportojnë me shqetësim se krerët talebanë jane duke rikthyer ndëshkimet makabre për personat që janë parë si bashkëpunëtorë të forcave të huaja. Sipas tyre, të ashtëquajturat “listat e vrasjeve” janë gati. Ato shenjestrojnë dhe gra e vajza, të cilat mund të përballen me torturën dhe vdekjen.