Një tornado e fuqishme goditi paprituri qytetin gjerman të Kiel-it, ku shkaktoi dëme të mëdha materiale e shtatë të plagosur, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Vorbulla e frikshme e ajrit ka shkulur catitë e banesave, e ka nxjerrë varkat nga uji. Njësi të shumta policore e zjarrfikësish janë përpjekur të ndihmojnë qytetarët e gjendur në vështiresi.