Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar para disa minutash në Lezhë. Bëhet fjalë për kodrat e Kodhelit në Zadrimë që janë përfshirë nga flakët. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur aty dhe po mundohen të bëjnë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërsa një tjetër vatër zjarri mbetet aktive që prej mesnatës në zonën Lalm. Sipas banorëve, vënia e zjarrit është nga dora e njeriut, jo nga temperaturat sepse në mesnatë janë më të ulëta se pjesën tjetër të ditës. Ndërkohë, zjarri po përhapet me shpejtësi dhe po krijon vatra të tjera. Zjarrfikësit e kanë të pamundur fikjen e tyre dhe nuk kanë ndihmë nga ajri.