Një grua është gjetur e pajetë në zonën e Astirit në kryeqytet. Lumturi Zaimi 69 vjeçe u gjet në katin e parë të shtëpie nga e bija e cila ka njoftuar policinë. Blutë e Tiranës në një njoftim paraprak për ngjarjen thonë se e moshuara humbi jetën si pasojë e një zjarri teksa jetonte e vetme. Asfiksia besohet se është shkaku i vdekjes.