Ndryshe nga vitet e tjera, kryeqyteti gjatë të dielave, nuk është zbrazur nga qytetarët që i drejtohen plazheve, pasi ka dyndje turistësh që duan të njohin Tiranën, ç’ka ka ndikuar edhe në trafikun e automjeteve. “Edhe pse ditë e diel gushti, kemi një fluks në qarkullimin rrugor, në ndryshim nga vitet e tjera. Kemi konstatuar shume turistë që lëvizin në kryeqytet me makina të huaja gjë që ka reflektuar edhe ne qarkullim”, thotë specialisti i trafikut urban, Gerhard Baka.