Top News – Plumba blu për djemtë, rozë për vajzat / Detaje për ‘Snajperat e fundjavës’ në Sarajevë
17/03/2026 15:10

Kishte një çmim për ata që vrisnin në Sarajevë: një plumb me një fjongo me ngjyra. Blu nëse viktima ishte djalë, rozë nëse ishte vajzë. Ky është një nga detajet më të frikshme që kanë dalë në dritë rreth asaj që quhej "safari njerëzor" gjatë luftës ballkanike: udhëtime të organizuara për t'u lejuar të italianëve të pasur të qëllonin civilët nën rrethim. Një hetim ka nisur në itali, pas publikimit të librit të Ezio Gavazzenit, Snajperët e fundjavës, dhe prej tij po zbardhet një skenar shqetësues. Një burim i njohur si "Francezi", ish-anëtar i organizatës që qëndron pas udhëtimeve kriminale, rrëfen detaje tronditëse. Këto udhëtime do të gjeneronin "një mal parash", sepse tarifat ishin jashtëzakonisht të larta. Sipas asaj që del në pah, në vitet 1990, një firmë sigurie milaneze me lidhje ndërkombëtare organizoi këto udhëtime klandestine në Bosnjë. Klientë të pasur, ndonjëherë edhe të njohur, paguan shuma të mëdha për të marrë pjesë në ekspedita të armatosura së bashku me milicitë serbe të Bosnjës gjatë rrethimit të Sarajevës. Dhe arsyeja e vetme ishte: Për të luftuar mërzinë dhe për të përjetuar një rritje adrenaline, njësoj si në gjueti. Në këmbim, përveç përvojës kriminale, ata merrnin edhe një "suvenir": një fishek me një fjongo me ngjyra për të treguar llojin e objektivit të qëlluar. Sistemi përfshinte kode specifike: blu ose rozë për djemtë dhe vajzat, të kuqe për burrat, të verdhë për gratë, me kombinime shtesë për personelin ushtarak ose të moshuarit. Një gjuhë simbolike që e shndërroi tmerrin në një lloj loje makabre. Sipas dëshmitarëve, organizata dyshohet se mbështetej nga një rrjet kompleks me lidhje midis Milanos dhe qarqeve kriminale në Ballkan dhe Rusi. Pjesëmarrësit niseshin nga Italia, ndonjëherë në udhëtime që shiteshin si misione humanitare, duke përdorur automjete që mbanin simbole të Kryqit të Kuq për të kaluar kufijtë. Operacionet dyshohet se gjeneruan shuma të mëdha parash, disa prej të cilave u dhuruan edhe për grupet e armatosura lokale. Mes llogarive është edhe ajo e një biznesmeni të njohur i cili, thuhet se "ende shihet ndonjëherë në televizion dhe që në gjashtë orë shpenzoi 280 milionë lireta për objektiva, plus të gjitha shpenzimet e tjera". Hetimi, nga Prokuroria Publike e Milanos, ka çuar tashmë në ngritjen e akuzave ndaj disa të dyshuarve për vrasje të qëllimshme, ndërsa procesi vazhdon.

Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05
Mbyllet protesta, policia shpërndan protestuesit/ Pamje të trishta në shesh | Breaking
24/10 21:54
Top Channel/ Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
24/10 21:53
Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58