Top Channel/ Tirana çel zyrtarisht sezonin,Veliaj: Turizmi,një eksperiencë fantastike kudo në rajon!
11/06/2021 15:25

Tirana çeli dje zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2021, pas një viti të vështirë pandemik dhe humbjesh të mëdha për industrinë e turizmit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në eventin e hapjes së sezonit turistik, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i ftoi të gjithë të konsiderojnë turizmin shqip dhe të konsumojnë shqip. “Kjo është një mundësi fantastike për t’i kaluar pushimet në Shqipëri, në Ulqin, të vizitojmë Tuzin, Tetovën apo Luginën e Preshevës, të takojmë njerëz aty, nëse nuk kemi bërë ndonjëherë ngjitje në mal, të shkojmë në Prizren, të mësojmë historinë, por edhe të shohim bukuritë e natyrës. Shpresoj fort që si shqiptarë do ta përqafojmë këtë mundësi. Unë e di se njerëzit janë pak cinikë dhe thonë: “Nuk na duhet turizmi patriotik”, por ne në Shqipëri jemi dëshmitarë që ky turizmi patriotik shpëtoi industrinë tonë vjet. Nëse nuk do të ishin vëllezërit dhe motrat tona nga i gjithë rajoni, që do të bënin pushimet në Shqipëri, ne do të kishim falimentuar në sektorin e turizmit. Për sa kohë mbijetuam vjet, që ishte viti më i vështirë, jam i sigurt që do të shkëlqejmë sivjet, që është një vit më i mirë. Ndaj, ju lutem konsideroni turizmin shqip, shpenzimin shqip, konsumin shqip, vizitat shqip dhe një eksperiencë shqiptare fantastike kudo qoftë në rajon”, u shpreh Veliaj.

Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16